INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Parashikimi i motit/ Shi dhe kthjellime! Ja si parashikohet dita e sotme sipas meteorologëve

Parashikimi i motit/ Shi dhe kthjellime! Ja si parashikohet dita e sotme sipas meteorologëve

Publikuar më: 06:09 15-04-2019

Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se edhe kjo javë që vjen do të nis me reshje.

Ndërkohë era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare dhe më e ndjeshme në bregdet.

RESHJET
Nesër (e hënë dt.15) priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Dibër, Elbasan, Berat, Korçë dhe Gjirokastër. Ekziston mundësia që në zona të kufizuara të qarqeve gjatë pasditeve, reshjet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre). Në ZONA SHUMË TË KUFIZUARA reshjet mund të shoqërohet edhe me rrufe dhe breshër.

TEMPERATURAT
Nesër (e hënë dt.15) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 / 18 °C
në vendet e ulëta: 10 /18 °C
në vendet malore: 3 / 13 °C

ERA
Nesër (e hënë dt.15) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, më e ndjeshme në bregdet dhe në terrenet e larta malore veriore.

ZJARRET NË PYJE
----------------------
Nesër (e hënë dt.15) të gjithë qarqet pritet që të jenë në nivelin “S’KA RREZIK” .

Article Logic
Execution time: 0.0034339427947998