Mesa duket ditëve të ngrohta dhe me diell iu erdhi fundi .
Ditën e sotme vendi është përfshirë nga moti i vranët, reshjet e shiut dhe erërat e forta.
Orët e vona të pasdites sjellin përmirësim gradual të motit në territor por ultësira perëndimore mbetet e rrezikuar nga shira afatshkurtër edhe gjatë mbrëmjes.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie me 3°C për shkak të vranësirave dhe shirave në të gjithë territorin.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Perëndimor ndërsa në det dallgëzimi ulet në 3 ballë.