Maçoku i shurdhër “Achilles”, që është orakulli i këtij Kampionati Botëror në Rusi, ndeshjen e parë të Rusisë e kishte parashikuar drejtë, pasi në ndeshjen që hapi Botërorin, Rusi – Arabia Saudite, maçoku kishte zgjedhur Rusinë si fituese, e cila edhe fitoi, madje bindshëm 5-0.
Tani maçoku “Achilles” ka bërë edhe parashikimin e dytë, për ndeshjen e cila zhvillohet sonte në mbrëmje në mes të Rusisë dhe Egjiptit, me fillim në ora 20:00 në stadiumin e Shën Petersburg, transmeton 360grade.al. “Achilles” hëngri ushqimin i cili ishte në tasin e Rusisë dhe kështu parashikoi se përfaqësuesja e Rusisë, do të shënoj fitore edhe në përballjen e saj të dytë në fazën e grupeve në Kupën e Botës.
Mbetet të shihet sonte nëse maçoku orakull “Achilles”, ka bërë përsëri parashikimin dhe zgjedhjen e duhur.