INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Parashikoi përmbytjet në Shqipëri, sinoptikani grek tjetër paralajmërim

Parashikoi përmbytjet në Shqipëri, sinoptikani grek tjetër paralajmërim

Publikuar më: 11:19 02-12-2017

Pothuaj të gjithë besuam dhe verifikuam parashikimin e sinoptikanit grek Sakis Arnautoglu i cili parashikoi reshjet e dendura të shiut që përfshinë vendin tonë.

Sërish meterelogu grek shprehet se rreziku ende nuk ka kaluar edhe pse intensiteti reshjeve ka rënë.

Sipas tij kujdes duhet patur deri të hënën në mëngjes edhe pse këto nuk do të kenë sasi kaq të mëdha uji, mund të shkaktojnë përmbytje të njëjta.

“Për fat të keq u vërtetuan parashikimet për sa i përket sasisë së ujit që sollën reshjet dhe duket se do kemi një përmirësim të kohës gjatë ditës së shtunë. Ajo që duhet të kemi kujdes, është nata e së shtunës, duke u gdhirë e diela, sepse do kemi përsëri shtrëngata shiu, që do mbajnë pak, por do të jenë më të fuqishme dhe për shkak se toka është e tejngopur me ujë, nuk përjashtohet mundësia e fenomeneve që kishim në orët e kaluara”, tha Sakis Arnautoglu.

Article Logic
Execution time: 0.0033249855041504