Një pilot italian i veshur me kostum fluturues “wingsuit”, ka transmetuar live në Facebook vdekjen e tij.
28 vjeçari, i njohur si Armin Schmeider i tha ndjekësve të tij “sot do të fluturoni me mua”, para se hedhja nga maja e një mali pranë Kandersteg në Zvicër të kthehej në tragjedi për të.
Video e postuar online në rrjetin social tregon pilotin teksa vesh kostumin para se të hidhet. Disa momente më vonë dëgjohet një ulërimë e një zhurmë përplasjeje. Sipas të përditshmes Blick, fansat e Armin mbetën të traumatizuar pasi panë klipin horror.
Trupi i Schmeider u gjet më pas në Kandersteg, vend që shërben si bazë për hedhjen e “guximtarëve”.