Mesazhet nga ajri për banorët e Big Brother Vip tashmë janë bërë të shpeshta.
Megjithëse kohë më parë produksioni kishte publikuar deklaratën se ndalon befasi të tilla një gjë e tillë nuk u përfill dhe dron e parashuta të shumta kanë kaluar mbi shtëpinë e Big Brother.
https://afterparty.al/wp-content/uploads/2022/01/7CB9FF90-518D-4E98-A1AF-7D3E5DFB7137-300x161.png 300w" alt="" width="640" height="344" class="alignnone size-full wp-image-36807" style="box-sizing: border-box; height: auto; max-width: 100%;" loading="lazy" />Arbër Xhaja është një nga pilotët e parashutave që ka realizuar befasi, i cili së fundmi pati edhe një takim me Monikën.
I ftuar te emisioni ‘Breaking’ në Top News, parashutisti zbuloi se ka refuzuar të dërgojë mesazhe përkundër shumës së madhe që i është ofruar.
Ai ka zbuluar se i kanë ofruar 5 mijë euro vetëm për një mesazh dedikuar Donaldit. Mesazhi duhet të përmbante fotografinë e Bora Zemanit dhe varësen që Donaldi i dhuroi prezantueses së njohur por ai e ka refuzuar duke e konsideruar mesazh të papërshtatshëm.
“Deri dje banorët ishin të lumtur se i shkonte një parashutë që u çonte mesazhe të bukura, por jo tani sepse nga fansat mund të marrin mesazhe jo të mirë.”,- u shpreh Arbri.
Ai gjithashtu u distancua nga dërgimi i parashutës dy ditë më parë ku ishte data 9 Janar dhe një mesazh i koduar për Donaldin në lidhje me Borën.
Ai mendon se mesazhet duhet të jenë vetëm surpriza dashurie, gëzimi dhe mbështejeje ndaj njëri-tjetrit dhe se distancohet nga çdo mesazh që u sjell ndonjë shqetësim secilit prej banorëve, duke e konsideruar si jo të bukur edhe surprizën për Donaldin, i cili tashmë është në lidhje me Beatrix.