INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paratë me Toyota! Balla, gjyqi të më bëhet në shesh, padi për Lulzim Bashën.

Paratë me Toyota! Balla, gjyqi të më bëhet në shesh, padi për Lulzim Bashën.

Publikuar më: 14:52 26-06-2018

Taulant Balla mohon kategorikisht lidhjet e tij me çështjen e transportit të milionave eurove nëpërmjet dy makinave të tipit Toyota. 

Taulant Balla:
“Me përgjegjësinë që i takon çdo përfaqësuesi të popullit, u them të gjithë atyre që më kanë besuar mandatin se kjo akuzë nuk qëndron në asnjë përqindje të saj. Kjo akuzë është nxjerrë nga goja e zotërisë në një moment të papërgjegjshëm në një seancë ku të gjithë qeshnim me përpjekjen donkishoteske kur Basha thoshte se kishte bërë të pamundurën për të ndihmuar Shqipërinë për çeljen e negociatave dhe vazhdoi papërgjegjshmërinë e tij edhe dje e do vazhdojë edhe sot. Që Taulant Balla nuk ka asnjë lloj lidhje me ndonjërin prej këtyre ju garantoj me përgjegjësi penale, jo vetëm me mandatin e deputetit. Jam gati të më bëhet gjyqi mu në sheshin "Skënderbej" nëse do të ketë qoftë dhe një lidhje të vogël me të”.
Madje Balla shpërtheu në kundërsulm ndaj Lulzim Bashës, të cilën e akuzon se ka dekonsipuar aksionin. Numri një i socialistëve paralajmëron të dhëna të reja për këtë çështje, të cilat tha se do i bëjë publike seancën e së enjtes.
Taulant Balla:
“Kam nisur të bëj dhe unë disa verifikime dhe i them Bashës se në fund të kësaj i ka ca lidhje me personat e përfshirë në këtë çështje. Nuk i them sot por do i ruaj. Ju garantoj se i kam gjetur disa lidhje me këtë grup kriminal”.
Duke mos kursyer as gjuhën e ashpër Taulant balla kërcënoj me kallëzim penal ndaj Lulzim Bashës.
Taulant Balla:
“Do formulohet tërësisht dhe me detaje kallzimi penal brenda kësaj jave pasi të jetë kopsitur mirë do të depozitohet. Por apeli im ndaj prokurorisë që ka dosjen është të marrë në pyetje kudo. Së pari Lulzim Bashën që pretendon se ka informacionin. Të thërrasë çdo deputet dhe këdo tjetër, sepse para ligjit jemi të barabartë. Kësaj radhe Lulzim Basha nuk do ta hedhë paq”.
I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i partisë demokratike nëpërmjet numri 2 të partisë Edi Paloka.
Edi Paloka:
“Taulant Balla, një derrkuc i dhjamur nga paratë e drogës që pastron bashkë me bandën e Elbasanit, sot nuk u zgërdhi. Taulantit i ka ikur zgërdhirja. Taulantit i ishte tharë buzë e mezi fliste. Taulanti u përtyp e u përtyp si derrkuc i dhjamur i ngecur në baltë, po nuk tha asgjë. Sepse derrkuci e di që ka ngecur në baltë”.

Article Logic
Execution time: 0.0017218589782715