INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paratë e grabitura në bllok, Banka nuk provon dot se paratë e sekuestruara janë të saj

Paratë e grabitura në bllok, Banka nuk provon dot se paratë e sekuestruara janë të saj

Publikuar më: 15:15 25-09-2016

Prokuroria po përplaset me mbrojtjen e të arrestuarëve që pretendon se paratë e sekuestruara në banesën e njërit prej të akuzuarve janë të ardhura prej qirave. Në këtë mënyrë prokuroria i ka kërkuar një përgjigje bankës së nivelit të dytë.

Siç bën me dije [rokuroria,  banka sqaron se nuk mund të identifikojë nëse nga 16 mijë dollarët dhe gati 4 mijë euro e gjetura në shtëpinë e Robert Kullës janë apo jo valutë e saj.

Ne kishim shpresë, tha një pjesëtar i grupit të hetimit, të konfirmonim burimin e këtyre të ardhurave , por banka ka informuar hetuesit se paratë nuk kishin as numër serie dhe as ndonjë shenjë tjetër dalluese. Për vjedhjen e gati 200 mijë eurove ndodhen të arrestuar tre persona, Alan Babameto, Robert Kulla dhe Roland Liti.

Kulla, djali i Nehat Kullës, i njohur ndryshe si “Gjenerali”, në Shkallën e Parë u la në arrest me burg me afat 30­ditor pikërisht për këtë shkak. Masa me afat u konfirmua edhe nga Gjykata e Apelit pasi Prokuroria nuk kishte marrë ende përgjigjje nga banka.

I dyshuari këmbëngul se paratë e sekuestruara janë të ardhura nga qiratë e dy objekteve , por deri më tani Prokuroria ka si provë të fortë kundër të dyshuarve, një shenjë gishti që i përket Roland Litit , e konstatuar në vendin ku grabitësit kishin gërmuar për të hapur një tunel, si edhe qelizat e telefonit.

Të dhënat telefonike tregojnë se të pandehurit janë ndodhur në zonën e ish­Bllokut në kohën kur ka ndodhur grabitja e bankës.

Article Logic
Execution time: 0.004317045211792