INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paratë ''thembra e Akilit''/ Përpasen institucionet, të dhënat për shpenzimet nuk përputhen

Paratë ''thembra e Akilit''/ Përpasen institucionet, të dhënat për shpenzimet nuk përputhen

Publikuar më: 09:45 17-07-2019

Ministria e Financave ka konstatuar se dy institucionet e larta Ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë s’kanë treguar aspak kujdes në lidhje me përdorimin e buxhetit. Në 4 muajt e parë të vitit raportohet papërgjegjshmëri e lartë në drejtim të zbatimit të udhëzimeve të buxhetit, pasi janë zbuluar mospërputhje të dhënash mes thesarit dhe dy institucioneve.

Ministria e Financave komenton për Ministrinë e Arsimit:
“Nuk janë paraqitur anekset e raportimin të realizimit të produkteve dhe të treguesve të performancës dhe relacioni shoqërues nuk përmban analizë të realizimit të produkteve dhe të treguesve të performancës për çdo program për periudhën raportuese, por vetëm analizë të realizimit të shpenzimeve sipas zërave të tyre”.

Ministria e Financave ka gjetur mospërputhje të të dhënave faktike të raportuara nga Ministria e Arsimit me të dhënat faktike të siguruara nga sistemi informatik financiar i qeverisë për shpenzimet kapitale me financim të hua. Ato madje nuk janë të firmosura nga drejtuesit i ekipit të menaxhimit të programit dhe nga Sekretari i Përgjithshëm.
Probleme të ngjashme janë konstatuar dhe për Ministrinë e Shëndetësisë. Të dhënat në raportin e monitorimit, nuk janë të sakta sipas formateve të përcaktuara në udhëzim.
Edhe tek shëndetësia ka mospërputhje të të dhënave faktike të raportuara nga ministria me të dhënat faktike të siguruara nga sistemi informatik financiar i qeverisë për shpenzimet kapitale me financim të huaj në programin “Shërbime të Kujdesit Shëndetësor Dytësor”.

Article Logic
Execution time: 0.0038080215454102