Policia e Mallakastrës ka arrestuar tre persona pasi dyshohet se janë autorë të kultivimit të 764 bimëve narkotike përgjatë përroit të fshatit Mushonjë."Në pranga u vunë shtetasti A.L, 24 vjeç, N.A, 48 vjeç, A.A, 23 vjeç, të tre banues në fshatin Mushonjë, Mallakastër", sqaron policia. Po ashtu u shpall në kërkim i shtetasit H.D, 22 vjeç, banues në Berat. Materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.
Një tjetër parcelë me 204 rrënjë kanabis është zbuluar nga policia. Bima narkotike u gjet e mbjellë në fshatin Krahës të Tepelenës, në vendin e quajtur “Rripa e Madhe”.
Droga ishte mbjellë në një zonë të pyllëzuar. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.