Në Shqipëri vijon të kryhet aborti selektiv dhe pse ligjet nuk e lejojnë. Por realizohet në mënyrë të fshehte dhe për pasojë rezultojmë si vendi, ku lindin më shumë djemtë. Po është paradoskale kur sheh numrin e banorëve sipas gjinisë, pasi dominojnë vajzat dhe gratë.
Sipas të dhënave të INSTAT, popullsia e Shqipërisë në 1 janar 2019 ishte 2.862.427 persona, me rënie prej 0.28% në vitin 2018. Gjatë këtij viti, numri i grave në Shqipëri ka vijuar të rritet, me një normë prej 0.08%, ndërsa popullsia e burrave ka rënë me normë 0.6%.
Numri i lindjeve gjatë vitit 2018 është rreth 28.9 mijë lindje. Raporti gjinor në lindje është 1.08 që tregon se për çdo 100 vajza të lindura, lindin 108 djem.
Por në vitin 2018, gratë përbëjnë 50.1% të popullsisë gjithsej. Shtesa natyrore gjatë këtij viti ka qenë më e ulët për burrat sesa për gratë, përkatësisht 3.358 dhe 3.772.
E duke analizuar këto të dhëna është e qartë se emigracioni është shkaktari kryesor që ka pakësuar numrin e burrave që jetojnë në Shqipëri.