Ju tashmë e njihni historinë e Kim Kardashian.
Përpara se ajo të bëhej personi më i famshëm në planet, ka patur një shefe dhe ajo ka qenë Paris Hilton. Me pak fjalë, Paris ishte shefja e Kim dhe kjo e fundit bënte gjithçka dëshironte Paris. Në këmbim të kësaj, ajo mund të vizitonte vendet luksoze që frekuentonte Hilton pasi në këtë mënyrë edhe mund të krijonte shoqëri me persona të famshëm. Dhe tani që Kim është bërë aq e njohur, Paris gjen mënyrën dhe kohën e duhur për t’i rikujtuar shoqes kohërat e vjetra.
Kështu, një fans i Paris publikoi një foto të shkëputur nga klipi i fundit i reperit, në të cilën paraqitej fytyra e 35 vjeçares e punuar me photoshop pranë fytyrës së Kim dhe Kanye. Poshtë fotos qëndronte shënimi: “Unë e bëra atë të famshme”. Ky postim ka marrë menjëherë aprovimin dhe pëlqimin e Paris e cila e ka përdorur këtë ironi të gatshme, për t’i kujtuar Kimit se nëse nuk do të kishte qenë për të, Kim nuk do të ishte ajo që është sot. Duket se mesazhi i këngës “Famous” po merr kthesë tjetër nga sa e kishte parashikuar reperi.