Tashmë nuk konsiderohet si diçka e rrallë që fama e këngëtareve tona t’i kapërcejë kufijtë shqiptarë.
Shembulli më i mirë për këtë është Era Istrefi e cila me superhitin “BobBon” u kthye në këngëtaren hit të shumë vendeve të botës. Bukuroshja shqiptare së fundmi performoi në Amerikë ku shkëlqeu me performancën dhe detaji që të binte në sy ishin pantallonat e linjës së Paris Hilton mbi të cilat ishte stampuar fytyra e saj. Dhe kjo nuk kishte si të mos vihej re nga vetë këngëtarja me famë botërore e cila i komenton yllit shqiptar me një emoji “zjarr” ku nuk e komplimenton vetëm për veshjen por edhe për performancën.