Miliarderja Paris Hilton konfirmoi fejesën me DJ Chris Zylka në Instagram, në 2 janar, pas tetë vitesh që njiheshin dhe dy vitesh që kishin një histori.
Lajmin e fejesës së saj me Chris Zylka, Paris e ka bërë të ditur në profilin e saj në Instagram duke postuar një video ku Chris i propozon në gjunjë.
Dhe më pas Hilton ka postuar po ashtu një fotografi,gjatë udhëtimit të tyre në Aspen të Colorados ku shkruan: “Thashë PO. Jam shumë e lumtur për fejesën me dashurinë e jetës sime. Shoku im më i mirë dhe më përfekti për mua. Ndjehem vajza më me fat në botë. Ëndrra ime u bë realitet!”
Ashtu siç shikohet edhe nga video që ka postuar Paris, Zylka i propozoi kur ishin duke eksploruar peisazhin malor.
Po unaza e fejesës do të thoni ju?
Unaza e fejesës është një nga ato më marramendëset që mund të keni parë dhe pikërisht e vlerësuar 20 karatë dhe me një çmim afërsisht 2 milionë dollarë.
Epo ky po që është super fat, ta nisësh 2018-të me unazë dy milionë-dollarëshe nuk është aspak keq.