Por së fundmi ajo ka folur pa doreza përsa i përket zbulimit të videos së saj seksuale. Në një intervistë Paris ka treguar se kur video u përhap në internet me titull “Një natë në Paris” ajo do të donte të vdiste.
“Ishte një lloj sikur më përdhunuar. U ndjeva sikur humba një pjesë të shpirtit e nuk doja të jetoja më. Nuk do të doja kurrë ta kisha përjetuar këtë, ka qenë gjëja me e keqe e jetës sime”.
Kjo video ka vazhduar ta ndjekë edhe sot Paris Hilton madje shpeshherë flitet për të, por tashmë asgjë nuk e pengon trashëgimtaren Hilton që të flasë për të shkuarën e saj. Madje në 2004 kur video u shpërnda ajo reagoi mjaft mirë në publik, aq sa askush nuk e ka ditur deri më sot atë ç’ka ka ndjerë vërtetë.