INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paris, punonjëset e seksit në protestë: Jemi krenare që jemi prostituta [FOTO]

Paris, punonjëset e seksit në protestë: Jemi krenare që jemi prostituta [FOTO]

Publikuar më: 13:04 20-02-2017

Franca është një vend i mësuar tashmë nga protestat e manifestimet e shumta, kjo e fundit ishte disi një protestë jo fort e zakonshme.

Parisi është bërë së fundmi arenë e një proteste të prostitutave ose punëtoreve të seksit e bashkë me to kanë dalë edhe tranvestitët. Këto të fundit dolën në rrugët e kryeqytetit duke kërkuar njohje zyrtare të statusit të tyre. Punonjëset e seksit kanë marshuar së bashku duke mbajtur në duar pankarta dhe flamuj gjigandë ku shkruhej se janë krenare që janë prostituta.

 

ygjft.png

 

Gjithashtu ato deklaruan se i paguajnë të gjitha taksat, kështu që puna që bëjnë, konsiderohet një punë e vërtetë. Në thirrjet dhe kërkesat e tyre, punonjësit e seksit dhe tranvestitët u janë drejtuar autoriteteve duke thënë që të mos votojnë kundër tyre. Punëtorët e seksit kërkojnë njohjen zyrtare të statusit të tyre, i cili ashtu si në shumë vende të tjera, do të mund të hapte dyert për të përfituar të sigurime shoqërore , të tilla si pensionet dhe një kujdes shëndetësor më të përmirësuar.

xfcvvxf.png

Protesta pasoi një takim të tyre, ku u diskutua për problemet që ndeshen në profesionin e tyre. Një nga çështjet kryesore është, që të diskutohet sërish në radhët e poltikanëve përsa i përket rihapjes së shtëpive publike, të cilat janë mbyllur zyrtarisht në vitet e pas -luftës.

gfgb.png

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038180351257324