INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Paris, të kalosh natën në akuariumin me peshkaqen

Publikuar më: 07:55 30-03-2016

Turistët në kryeqytetin e Francës, në Paris, do të kenë mundësi që shumë shpejt të mund të flenë në një dhomë gjumi të rrethuar nga peshkaqenë. Akuariumi i Parisit do të hapë dyert për vizitorët, në mënyrë që ata të mund të flenë në një dhomë nënujore.

Dhoma do të vendoset në akuariumin, i cili është shtëpia e 35 kafshëve grabitqare. Turistët do të flenë 10 metra nën ujë me një pamje 360 gradë të pishinës që përmban më shumë se 3 mln litra ujë.

Akuariumi do t’ju ofrojë mundësi që nga 11-13 prilli të mësoni më shumë për peshkaqenët, të cilët besohet se janë kafshët më të keqkuptuara në botë.

Article Logic
Execution time: 0.0036721229553223