Culturespaces, një kompani franceze që merret me menaxhimin e muzeve tani na sjell diçka që se keni parë kurrë më parë. Muzeu për të cilin do të flasim më poshtë ndodhet në lindje të Parisit.
Një magazinë e shekullit të 19 dukej deri komplet e pavlerë për të shumtën e njerëzve, të paktën derisa dikujt i lindi ideja për ta kthyer atë në muze.
Të nisur nga mungesa e muzeve të artit dixhital, drejtuesit e Culturespace menduan që të realizonin diçka komplet të re për dashamirësit e artit. Pse të kemi një muze me piktura fizike, kur mund të shfaqim projeksione të tyre në mur në një mënyrë krejt origjinale.
Emri i muzeut është Atelier des Lumières. Ndërkohë që vizitorët shikojnë projeksionet e figurave, në sfond luhet muzikë klasike e autorëve të mëdhenj si Bethoven, Mozart, Bach etj.
Për më shumë shikoni videon:
L'Atelier des Lumières - Expositions "Gustav Klimt" et "Hundertwasser" from Culturespaces on Vimeo.
Pergatiti: Brenton Benja
-------------------------------------
MEQË JE KËTU
IN Smart të fton të na bashkohesh në grupin privat të Facebook ku mund të diskutojmë risitë e teknologjisë, problemet që ti mund të kesh me smartphone tënd dhe të njihemi me njëri-tjetrin në komunitetin më të madh dedikuar të apasionuarve pas teknologjisë.