Prej kohësh minjtë janë shndërruar në një makth për Parisin. Brejtësit shëtisin të lirë në kryeqytetin e dashurisë.
Por duket se bashkia e Parisit ka gjetur një mënyrë interesante për t’i dhënë fund ‘shëtitjes së lirë ‘ të minjve.
Në Paris është hapur një site në internet ku të gjithë banorët mund të sinjalizojnë prezencën e minjve në lagjet e tyre duke dhënë në pikë të saktë në hartë.
Cdo sinjalizim merret menjëherë nga zyra përkatëse e cila nis verifikimin në terren.
Projekti ka kushtuar 2.5 milionë euro dhe ka nisur të japë frytet e para. Tre ditë pasi u vendos në funksion u regjistruan 16 mijë linja dhe mijëra sinjalizime të cilat lejuan edhe kapjen e qindra brejtësve.