Nga sot fëmijët e Tiranës kanë një kënd të tretë lojërash përballë godinës së Presidencës, ku mund të argëtohen. Këndi i lodrave në Njësinë Administrative nr. 5, në zonën e njohur si Libri Universitar, u rikonstruktua plotësisht nga Bashkia e Tiranës. Në përurimin e tij kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se prioritet i bashkisë është puna për fëmijët, duke krijuar më shumë hapësira për ta.
Kryebashkiaku Veliaj shtoi se kjo hapësirë është shtuar në sipërfaqe, duke i bërë ato të disponueshme për publikun, të cilat deri dje ishin zona të izoluara. Veliaj iu kërkoi të gjithë qytetarëve të zonës së Librit Universitar që ti t’i mirëmbajnë këto lodra.
Plani i Bashkisë së Tiranës është ndërtimi i 12 këndeve lodrash brenda këtij viti. E deri më atni kanë përfunduar tre prej tyre.
Ai ka dhe një apel për institucionet: “U bëj thirrje institucioneve publike që të heqin gardhet, muret, si shembull që edhe qytetarët të heqin shumë nga barrierat që na pengojnë jetën në komunitet, me hekurishte, saldime, mure e kangjella”.