INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Miratohet vendimi i ri nga Këshilli Bashkiak, ja si do të funksionojnë tashmë parkingjet e Tiranës

Miratohet vendimi i ri nga Këshilli Bashkiak, ja si do të funksionojnë tashmë parkingjet e Tiranës

Publikuar më: 19:37 31-01-2019

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka marrë së fundmi një vendim për një temë disi delikate, parkingjet e Tiranës.

“Bashkia ka marrë disa reforma në këtë fushë, ku momentalisht pagesat e parkingut bëhen përmes dy opsioneve : asaj me sms nga telefoni i tyre dhe direkt te inspektori përkatës i Tirana Parking. Tashmë këtyre opsioneve i shtohet edhe një opsion i tretë nga Bashkia e Tiranës, e cila ka propozuar vendosjen e pajisjeve vetëshërbyese (automatë) dhe aplikacione të ndryshme, në vendet e destinuara për parkim, të cilat mund të punojnë gjatë periudhës kur shërbimi i parkimit është aktiv, si një metodë e thjeshtë dhe efektive për verifikimin e tarifës së parkimit, njësoj si në çdo vend tjetër perëndimor.”- ka sqaruar Eridian Salianji përfaqësuesi i PS në Këshillin Bashkiak.

Numri dy i Bashkisë, Arbën Mazniku tha se nuk do të ketë asnjë koncesion të ri, përveçse një mënyre të re me automatë ku qytetarët mund të paguajnë biletën e parkingut, këshilltarët e LSI-së vijuan rrugën e tyre.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037078857421875