Parku i Pallatit të Brigadave hapet nesër për qytetarët e Tiranës. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në facebook. Ai do të jetë i hapur për publikun çdo fundjavë, nga ora 9:00 deri në orën 16:00 për muajt tetor deri në prill, ndërkohë që gjatë verës qytetarët do të mund ta vizitojnë edhe pasdite. Nga muaji maj deri në shtator , parku do të qëndrojë hapur çdo fundjavë nga ora 9:00 deri në 20:00.
Postimi i Edi Ramës
“I juaji çdo fundjavë
Përrallor për fëmijët. Qetësues për prindërit. Shlodhës për gjyshërit. Dhe frymëzues për vajzat e djemtë”-shkruan kryeministri.