Seanca plenare ka nisur me dy minuta heshtje në nder të dy pilotëve që humbën jetën nga përplasja e helikopterit në liqenin e Shkodrës. Fjalën e morri e para Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila tha se Forcat e Armatosura humbën dy pilotët më të mire dhe se ata kanë rënë në krye të detyrës.
Më pas nisën debatet në sallë, ku fillimisht Deputetit, Erjon Braçe kërkoi të futet në rendin e ditës dekreti i Presidentit për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit të Autoritetit të Mediave Audiovizive, por që më pas u kundështua nga opozita.
Deputeti i PD, Genc Pollo tha se mbledhja në komisionin parlamenetar për këtë dekret u bë vetëm një ditë më parë dhe se rregullorja parashikon 48 orë që të kalojë në Kuvend e futja në rend dite e tij është e paligjshme. E pas argumentit të Pollos, kryeparlamentari, Ilir Meta kërkoi dy minuta pushim, që të sqarohet kjo çështje.
Më tej Meta e quajti të drejtë propozimin e Braçes dhe vendosi të nisë votimi me elektronikë për të miratuar futjen e dekretit në seancë me proçedurë të përshpejtuar. Nga 112 deputetë ai u miratua me 3 të 5 e votave.
Më tej e morri fjalën Deputetja, Valentina Leskaj që kërkoi të përfshihet në axhendë, votimi në kuvend i kërkesës së saj për të çuar në Gjykatën Kushtetuese madatin e saj.
Pjesë nga fjala e Leskaj:
“Sot kam insistuar në Konferencën e Kryetarëve, që kjo çështje të miratohet sot në Parlament. Këshilli i Mandateve dhe Rregullores mund të mblidhet edhe sot dhe të dërgojë në Kushtetuese kërkesën time. Kërkoj edhe njëherë në seancë që të votohet kërkesa për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese.”
Menjëherë doli dhe reagoi deputeti i djathtë, Eduard Halimi, ku tha se vendimet për të tre deputetë, Kokëdhima, Suli dhe Leskaj duhet të çoheshin me të njëjtat kushte në gjykatën kushtetuese për shqyrtimin e mandatit të tyre, pasi kanë përfitura para publike. Ai iu drejtua deputetes Leskaj duke thënë që të mos bëjë viktimën ajo dhe deputetët e mazhorancës, pasi opozita këtë kërkesë e ka bërë më herët dhe është rrëzuar me shumicë votash.
Pjesë nga fjala e Halimit:
“Çështja e mandateve të deputetëve të cilët akuzohen nga opozita se kanë përfituar fonde publike nuk është e re. Në komisionin e mandateve, mazhoranca në mënyrë unanime e rrëzoi kërkesën e opozitës për ta çuar në kushtetuese. Mazhoranca e gjitha refuzoi kërkesën e PD. Doli vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rastin e deputetit Kokëdhima. Keni marrë 3 korrigjime nga Gjykata Kushtetuese për 3 deputetë. Për njërin e korrigjuat. Pse vini këtu dhe bëni viktimën, viktimë këtu janë qytetarët. Pse bëni viktimën këtu sikur po ndëshkoheni nga ne?”
“Nuk ja vlen të merresh me njerëz që kanë nevojë të gënjejnë.” – ishte përgjigjia e Valentina Leskaj e cila u përpoq të sqarojë pozicionin e saj në lidhje me kërkesën e PD, ku dhe sqaroi se kërkesa për të nga opozita ka ardhur pas asaj të Kokëdhimës. Madje iu tha se fillimisht nuk ishte kërkesë për në Kushtetuese, por për heqjen e mandatit të saj nga kuvend dhe për këtë arsye ajo ka propozuar vetë ta dërgojë në kushtetuese.
Pjesë nga fjala e Leskaj:
“Nuk keni pasur kërkesë fillimisht për ta çuar në kushtetuese, por kërkesë për mbarimin e mandatit tim. Në muajin mars, ju keni përcjellë një shkresë që të çohen dhe këto dy të tjerat. Herën e parë kërkesa ka qenë për kuvendin, herën e dytë kur ka ardhur kërkesa unë i jam drejtuar kuvendit që kjo të shkojë sa më shpejt në Kushtetuese. Mos spekuloni. Në rastin tim, sapo ka ardhur kërkesa juaj, unë kam kërkuar të futet në proçedurë. Po kërkoj të futet sot në kuvend duke respektuar kërkesën që ka ardhur”
Pas këtij moment foli ish kryeministri, Sali Berisha i cili filimisht tha se do fliste për proçedurë dhe jo për replikë me Leskajn, por s’ja doli dot. Ai përmes një batute i tha deputetes së majtë se pasagjerët nuk kanë zbritur nga treni dhe se opozita kërkon votim nominal.
“Leskaj bëri detyrën e vet. Po pasagjerët nuk zbresin nga treni!” – tha Berisha.
Po Meta i tha që nuk e mbajti fjalën, por foli për çështjen në një kohë që tha se do fliste për proçedurë dhe këtë reagim e ka shoqëruar me të qeshur.
“Çuditërisht ju nuk e mbajtët fjalën. Thatë për proçedurë. Votimi ishte maskim!” – iu drejtua Meta, Berishës, duke shtura se zonja Leskaj është treguar mjaft korrekte dhe është përgojuar pa të drejtë dhe se vërteta është si e paraqiti zonja Leskaj. Znj. Leskaj e ka bërë me vullnet, edhe Z.Suli.
Ndërsa për të njëjtën çështje Edi Paloka tha se duhet të votohet në këtë seancë duke e quajtur dhe krim kushtetues meqë sipas tij e vetë maxhoranca e pranoi këtë herë. Po Meta i tha se ditën e hënë do të mblidhet Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit për të marrë vendim për mandatin e deputetes së Partisë Socialiste, Valentina Leskaj.
Më tej me një gjuhë metaforike deputeti Astrit Patozi, bëri një përshkrim për krerët e mazhorancës.
Patozi: “Meta ngjan i paqtë në sytë tonë e kjo është e stimuluar dhe nga ne dhe nëse del kështu mendoj se duhet ti jap dorën dhe ti kërkoj ndjesë për raset kur skam folur mirë për të. Po edhe Rama këto ditë po duket si qengj i butë se pritet të shkojë më amerikë dhe na bën ftesë e ne për takim. Por kur të vijnë zgjedhjet ata do bëhen bisha”
Patozi tha se treni mund të çojë gjithë deputetët në gjykatë dhe të majtët duhet të lëshojnë më parë Armando Prengën, se ende ka rezistencë për të. Ai u shpreh se është pesimist për reformën në drejtësi e më shumë për Kushtetutën e re që mund t’i vijë këtij Parlamenti.
Berisha është ngritur në foltore dhe nisi fjalën me akuza të forta për Ramën, duke thënë se krimi e Rama janë e njëjta gjë, e se deputetët e tij Rama i mban si skllevër për lidhjet e tij me krimin. Sipas Berishës Rama ndan psikologjinë e krimit të dobishëm e ndaj nuk del dot nga kjo spirale. Ai shtoi se Blushi i ka hequr maskën Ramën, pasi Rama për të varfërit po flet sikur janë alienë. Berisha i kujtoi Edi Ramës se dhe me Koço Kokëdhimën, nuk do ti bashkojë pleqëria, por ndarja e parave të ndërtimeve.
Pjese nga fjala e Berishës:
“Pse ky parlament ndahet në dy kampe si asnjëherë më parë në historinë e tij? Në kampin pro krim dhe antikrim. Do të thotë kjo që deputetët këtu janë të lidhur me krimin? Nuk do të thotë, po do të thotë se Rama ju mban të lidhur si skllevër për lidhjet e tij me krimin, ju shet dhe blen 100 herë për lidhjet e tij me krimin. Po pse Edi Rama? Dhe ju keni qënë ministra e kryeministra? Sepse Edi Rama e ndan psikologjia “e krimit të dobishëm”, sepse Edi Rama është mëkuar me lidhjet e krimit të dobishëm.”
Po teksa ish kryeminisitri, Berisha fliste me këtë gjuhë të ashpër për Ramën, ky i fundit nuk ndodhej në sallë, por në Kosovë.