Në seancën plenare të së enjtes ka munguar lideri historik i demokratëve Sali Berisha. Edhe pse Buroja e Kuvendit, në mbledhjen e zhvilluar një ditë më parë i tërhoqi vetëm vërejtje, Ish Kryeministri ka preferuar që të mos jetë pjesë e punimeve të Kuvendit këtë javë. Por mungesa e tij në sallën e Kuvendit duket se i mungoi më shumë deputetëve të maxhorancës, e cila në fakt është përplasur në debate të ashpra.
Ja çfarë tha Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvend:
“Na mungon Saliu po mirë bën, më vjen mirë që ka reflektuar pas asaj që bëri një javë më parë dhe nuk erdhi.
Më vjen shumë keq që nuk është Braçe, që u pezullua nga Buroja me pa të drejtë ndërkohë që fyesi është lideri historik i zv lideres historike”...