INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Parlamenti, debate për çështjen, çame dhe problemet social-ekonomike në vend!

Parlamenti, debate për çështjen, çame dhe problemet social-ekonomike në vend!

Publikuar më: 13:05 18-02-2016

Në vëmendje të nisjes së seancës parlamentare është rikthyer sërisht fjala burg. Po këtë herë me ironi nga deputeti i djathtë, Genc Pollo. Ai theksoi se ekonomia është shumë e dobët në vend, ndërsa burgjet po mbushen, ndaj ai kërkoi, që përfaqësuesit  e qeverisë në parlament të mos shpenzojnë gjithë kohën duke sharë opozitën, por të sqarojnë së paku 5 minuta situatën ekonomike dhe sociale në vend. Pollos iu ndërpre fjala, pasi kaloi kohën pikërisht në momentin, kur donte të diskutonte dhe ndryshimet, që po propozohen për ndryshim e projektligjit për funksionimin e Televizionit Publik Shqiptar.

Ndërsa kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi mbajti qëndrim në lidhje me një konference, që u zhvillua në Shqipëri, ku u diskutuan nga përfaqësues grekë dhe çështje të ndyshme dhe duke u përmendur dhe Vorio-Epirit, me të cilat Idrizi nuk pajtohet dhe i kërkoi Ministrit të Jashtëm se përse nuk organizohen aktivitete për çështjen çame. Madje ai theksoi se është mjaft e rëndë, që në konferencë kanë marrë pjesë dhe përfaqësues të Ministisë sonë të Jashme. Idrizi i kërkoi hapur Ministrit, Ditmir Bushati të reagojë e të mbajë një notë proteste për temin Vorio – Epir. Gjithashtu ai i drejtoi dhe disa pyetje se kur do të ngrihen varrezat e çamëve apo dhe se kur do të ngrihen shkolla shqipe në Greqi ashtu siç janë ato greke në zonat minoritare të Shqipërisë, e tje. Ai u kujtoi se çështja çame është pjesë e programit të qeverisë e i drejtoi shumë pyetje…

Pjesë nga fjala e Idrizit:

-Pse nuk propozoni të ndërtohen varrezat për çamët e vrarë, kur ne disponojmë hartat e sakta të varrezave masive? Greqia mban 4 shkolla në Shqipëri, në zona, ku s’ka minoritarë, po ju z.ministër, kur do të mundësoni shkolla shqipe për emigrantët? Greqia financon haptas minoritetin dhe mirë bën, por ju çfarë bëni për të ndihmuar shoqatat e emigratëve shqiptarë e çamë? Ju keni dëgjuar në Çamëri flasin shqip, po a nuk ka ardhur koha, që edhe ata të kenë statusin e minoritetit, që e kanë pasur në 1927? Shteti shqiptar ka pranuar të mos shkruajë emrat e toponimeve shqiptare në Greqi në shqip, ndërkohë që Greqia vazhdon t’i përdorë ato në letërnjoftimet elektronike, si Argirokastra, etj. Po ju, kur do të shkruani Filat, Paramithi apo Margëlliç për shqiptarët? A mundet dot t’i them babait tim që ka lindur në Margëlliç, që ta heqë atë nga pasaporta dhe të shkruajë aty Margarita?! Ka me mijëra pleq që nuk po rinovojnë dot pasaportat. A s’mund t’u organizohet atyre një vizitë në fshatrat e tyre para se të mbyllin sytë? Po sigurimet shoqërore të shqiptarëve, kur do t’i zgjidhni?! Kjo që po ju them nuk është marrëzi, por detyrim si ligjvënës. Ju keni miratuar Rezolutën për Çështjen Çame, që nuk është letër bakalli.”

Menjëherë u ngrit Minsitri i Jashtëm Bushati, i cili tha se qëndrimi i tij është se me Greqinë për shumë tema kanë rënë dakort, por ka ende shumë çështje të tjera për të cilat nuk ka dakordësi. Bushati këshilloi se duhet të evitohet politikat e vuvuzelave. Ai ka sqaruar me rradhë se çfarë është arritur se çfarë jo, duke përmendur dhe ligjin e luftës, që së fundmi është pranuar nga Greqia, duke bërë që ai të shfuqizohet, e ky ligj sipas Bushatit mund të ndikojë në lidhje me kthimin e pronave të shqiptarëve, që kanë jetuar më parë në Greqi. S’është rasti i parë që bëhen konferenca greke në Shqipëri, - tha Bushati, por dhe për çamërinë janë bërë duke i thënë Idrizit se kanë ndjekur se s’mund të ndërhyjnë kur në këto salla ka dhe elementë “ekstremistë”. Ai ndali dhe në librat e historisë në Greqi, që sipas tij po punohet.

Pjesë nga fjala e Bushatit

-Dua të sqaroj qëndrimin tonë sa i përket Greqisë. Është partner strategjik për ne. Siç është Shqipëria për Greqinë. Zyrtarisht Greqia dhe Shqipëria njohin njëra-tjetrën si vende partnere strategjike. Ka një dokument edhe nga ana e Greqisë sa i përket konceptit dhe deklarimit të Shqipërisë si partner strategjik.
Së dyti, duke qenë partner nuk do të thotë që për të gjitha çështjet ka dakordësi. Në 2013 kur kjo qeveri erdhi marrëdhëniet me Greqinë ishin të ngrira. Shqiptarët ndesheshin me vështirësi të panumërta për të kryer disa shërbime esenciale në shtetin grek. Ç’farë bëmë ne? Ne grupuam çështjet në disa linja, të karakterit praktik, historik dhe në çështje, që e drejta ndërkombëtare mund të aplikohet drejtpërdrejt. Nuk ka asnjë të vertetë sa u tha në lidhje me ekzagjerimet për vendin e lindjes. Edhe çertifikata zyrtare e vendlindjes është e përkthyer në dy gjuhë. Ekziston një ligj i mohuar për disa vite nga pala greke, sot është fakt, që Greqia jo vetëm e pranon, por arrin deri në një përfundim për të gjetur rrugëdalje për ta shfuqizuar ligjin e luftës. Kjo do të kishte efekt të ndjeshëm për faktin se pronat e shqiptarëve janë sekuestruar. Nuk është rasti i pare, që Greqia organizon konferenca. Edhe Ministria e Jashtme Shqiptare ka organizuar konferenca për çështjen çame. Prandaj më habit ky shqetësim për një konferencë nga pala greke.

Pas këtyre sqarimeve doli sërisht për replikë Idrizi, i cili tha se është i habitur nga përgjigjet e Bushatit, pasi kërkoi të mbahej një konferencë nga Ministria e Jashtme edhe për çamët, pasi në konferencën e mbajtur në ministri nga përfaqësi greke temat ishin me terminoligjinë e gabuar, si Vorioepiri dhe marrëveshja e varrezave është se grekët nuk erdhën si luftues në Shqipëri po si pushtues. Idrizi i kujtoi Bushatit se dhe paraardhësit e tij i kanë bërë lëshime Greqis.

“Nuk mbaj notë proteste!” - me këtë fjalë ridoli në foltore Bushati me argumentin se njerëzit janë të lirë të gjykojnë si të duan dhe se s’mund të kërkohet për çdo incident sporadik notë proteste. Unë njoh dokumentat zyrtarë, që Geqinë e kemi partner strategjik, tha Ditmir Bushati.

Deputetja e djathtë Liljana Elmazi, duke përfituar nga rasti i tha Idrizit, që u bëtë koalicion me pjesën e gabuar, ndaj çështja e çamëve nuk po gjen zgjidhje, ndërsa Bushatit i kujtoi se si një zyrtar i lartë grek, i  thirri Dhimitri e jo Ditmir. Ajo gjithashtu foli për konçensionet, ku akuzoi qeverinë se po ua japin të gjitha miqve të tyre, e shëndetësia sipas saj mban kampion në dhënien e konçensioneve.

Po Idrizi  i tha se priste, që ajo ta mbronte si patriote e jo të qante hallet e partisë.

Më tej në foltore del Berisha, që del nga temat e deri tanishme dhe vendos të flasë për grevën e studentëve duke iu kthyer kështu dhe ofendimeve për sistemin komunist. E morri me rradhë të gjithë drejtuesit kryesorë komunistë. Më pas kaloi tek një tjetër çështje iu kujtua akuzat e përsëritura të Ramës së një jave më parë se ai është gënjeshtar dhe për këtë i dha përgjigje duke iu kujtuar shqiptarëve se vetë Rama është i tillë, pasi nuk i ka thënë popullit, që do vijnë muhaxhedinë të strehohen në Shqipëri edhe pse ka detyrim të njoftojë për çështje kaq madhore. Ai i këshilloi Ramës të lexojë titujt e gazetave botërore, pasi Departamenti i Shtetit Amerikan sipas tij e nxorri kryeministrin zbuluar, pasi e dha këtë informacion të nesërmen e vizitës së Sekretarit të Shteti Amerikan Kerry. Ndërsa ka ndalur dhe në ndryshimet në qeveri dhe veçanërisht nisi të merrej me Arben Ahmetaj, duke ngritur një seri akuzash për vjedhje dhe korrupsion madje guxoi dhe i kërkoi dhënien e dorëheqjes.
Po Ahmetaj vendos të mos bëjë replikë dhe i kujtoi grevën e urisë, që ka qënë dhe ai pjesëmarrës dhe vendosi ta përshëndesë për faktin, që Berisha përshëndeti të rinjtë e atyre viteve. E  tha se s’ka në plan ta ofendojë ashtu ç’ka bërë Berisha në 20 vite. Arben Ahmetaj i tha Berishës shko në Prokurori e nëse vërteton se ka hedhur ndonjë firmë në mënyrë abuzive do japë dorëheqjen dhe bën e një betim zë be kokën e fëmijëve.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037388801574707