INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Parlament - Ja çfarë i nervozoi deputetët...

Parlament - Ja çfarë i nervozoi deputetët...

Publikuar më: 12:19 14-04-2016

Seanca parlamentare ka nisur me debate mes deputetëve në lidhje me komsionet hetimore dhe konçensionet. Në foltore e para u ngrit, Deputetja e PD, Albana Vokshi, duke thënë se reformat po largojnë shqiptarët. Ajo citoi dhe raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe shtoi se të drejtat e njeriut kërcënohen në të gjitha sektorët, e përmend dhe një rast të fundit, që është ai i Kryetarit të Bashkisë, të Lushnjës, kur fyeu një grua, një nënë. Paradoksi sipas Vokshit ishte kur ai dekorohet nga Ministri i Mirëqënies, Klosi.
Korrupsioni ka shtuar Vokshi ka prekur çdo hallkë dhe spitalet janë në gjëndje alarmante në një kohë që Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj sipsa saj e ka mendjen tek konçensionet.  Ajo ndali dhe në problemet konkrete tek spitali onkologjik, ku mungojnë shumë  apartura dhe ilaçe, po kështu dhe të sëmurët me HIV/AIDS prej disa javësh nuk kanë mjekim.

Pjesë nga fjala e Vokshit:


“Krimi dhe korrupsioni ka uzurpuar të gjitha zyrat e shtetit dhe kjo thuhet në raportin e DASH.
Shumica po pengon reformën në drejtësi. Ne deputetët e opozitës do të vazhdojmë të denoncojmë situatën në sistemin e shëndetësisë. Para një jave, ministri me çimçakiz në gojë u shfaq duke shkuar në një mort dhe sulmoi Pëllumb Sulon, i cili më pas u kërcënua nga shoqëruesit e tij, teksa filmonte në spitalin e Shkodrës. Shëndetësia ndodhet sot në një gjendje të mjeruar. Nuk është e drejtë të futen barna kontrabandë në Shqipëri. Nuk po sigurohen ilaçet për të sëmurët me tumor. Po bëhen tendera abuzivë, ndërsa në spitale situata është skandaloze”.
Ndërsa më pas foli Luçiano Boçi i PD, i cili rendi shkelje në emërimet në administratë dhe raportoi fakte konkrete, të një drejtori shkolle në Përmet. Ai është një i dënuar që drejton një shkollë dhe jep mësim nxënësve, në një kohë, që ai duhet të punonte në komunite se është dënuar me shërbimin e provës.
“Jua përmend unë një emër, – Estres Isufi! Këtu kam vendimin e gjykatës të dënimit të tij për falsifikim, por si është e mundur që është dënuar me dy vite burg dhe më pas i është konvertuar dënimi me punë të detyrueshme dhe ai po e shlyen sot si drejtor shkolle?! Pra, ky po i jep edukim, brezit të ri.” – tha Boçi.

Pjesë nga fjala e Boçit:

“Nuk kam sjellë vetëm këtë rast po dhe të tjera si ai i drejtoreshës së Shkollës së Kuqe, Daie Ramkut, dënuar për vjedhje, etj. A mund të quhet ky emërim i paligjshëm? Jo, është tërësisht emërim kriminal dhe reagimi duhet të jetë i shpejtë. Pra, ndaj duhen komisionet hetimore, sepse nuk bëhet fjalë për raste sporadike. Ju qeshni pas çdo denoncim jeni bërë parlamenti më qesharak. Parlamenti duhet të jetë i nderuar e ky s’është i tillë. Parlamenti duhet i fuste këpucët në një këmbë ekzekutivit. Vjen kryeministri dhe bën Gëllçin Drejtor Tvsh dhe kështu vendos ai për të gjithë drejtuesit, dhe këtu ngrihen kartonët se shumica nga ju nuk di pse e ngre. Duam që komsionin hetimor ta vemë në efiçencë të plotë jo të jetë dekor i parlamentit. E keqja nga nuse plakë bëhet e re me votën tuaj.”
Edhe Ben Blushi ka reaguar duke fajsuar të gjithë dhe kuvendin e ka cilësuar të rëndomtë.

Ai tha: “Grindemi për gjëra të pakuptueshme. Aktet e opozitës janë orkestër, që duan ta shtyjnë reformën në drejtësië kjo është lojë e parlamentit në këto 25 vjet. Reformën po e bllokoni me konsensus. Besoj se edhe nëse do të ketë reformë në drejtësi, drejtësi nuk do të ketë. E mungesa e drejtësië është një arsye për të ikur nga Shqipëria. Ky kuvend është i rëndomtë!”
Blushi mendon se ky parlament prodhon më shumë fjalë sesa akte të dobishme, flet por shumë pak mendon, paragjykon, por shumë pak gjykon. Sipas tij qytetet e vogla po kthehen në fshatra, qytetet e mëdha në tregje. “Shqipëria e gjitha po kthehet në një Pazar që ka pak investime, konsum, pak ekonomi, shumë pak njerëz e shumë krim.” – kështu mbylli fjalën deputeti Ben Blushi.

Pjesë nga fjala e Blushit:

“T’u thuash shqiptarëve se në këtë Parlament nuk ka njerëz me preçedent penal është si t’i bindësh se nuk ka pyll pa derra. Ne do paguajmë shumë shtrenjtë shtyrjen e reformës në drejtësi. Shqiptarët nuk do të jenë të barabartë para ligjit edhe nëse drejtësia ndryshon me ligj.”

Blushit ju përgjigj vetë Minisitri i Finacave, Arben Ahmetaj. Ai tha se ekonomia në Shqipëri është rritur në krahasim me gropën ku ishte në vitin 2013 e se varfëria nuk luftohet duke emocionuar të varfërit.
Kreu i Financave shtoi se vetëm pas miratimit të reformës në drejtësi mund të kemi një ekonomi spektakolare.

Ahmetaj tha:“Nëse nuk e kalojmë reformën në drejtësi Shqipëria rrezikon hapjen e negociatrave. Hapja e negociatave mund ti rikthehet pas 4-5 vitesh. A ka individe apo forca politike që interesohen për këtë? Reforma në drejtësi nuk është më një reforemë që i përket këtyre tryezave, por është një e mirë publike për qytetarët. Nuk ka lulzim ekonomik spektakolar nëse nuk ka një drejtësi të mirë. I nderuar zoti Blushi mos harroni që në 23 qershor ekonomia ishte në rënie në pikiat dhe nuk do pushoj tju besdis me atë që jemi sot dhe me atë që na pret. Fole për varfërinë, varfëria nuk luftohet duke emocionuar të varfërin.”

Article Logic
Execution time: 0.0045180320739746