INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Parlamenti Europian diskuton për Shqipërinë: Integrimi në BE vetëm nëse ka bashkëpunim politik

Parlamenti Europian diskuton për Shqipërinë: Integrimi në BE vetëm nëse ka bashkëpunim politik

Publikuar më: 19:47 13-04-2016

Ditën e sotme një nga objektet e diskutimit në Parlamentin Europian, ishte draft-rezoluta për Shqipërinë, për sa i përket vitit 2015. Në këtë diskutim, u fol për proçesin e integrimit të Shqipërisë në BE, ku eurodeputetët u shprehën se ky proçes mund të realizohet vetëm nëse do ketë një bashkëpunim të palëve politike në një dialog konstruktiv.

Komisioneri evropian për zgjerimin, Johannes Hahn tha se është pikërisht kjo që BE pret nga Shqipëria. Ndërsa, eurodeputeti Eduard Kukan vlerësoi hapat e deritanishme të Shqipërisë, ndërsa theksoi edhe rëndësinë e përmbushjes së 5 prioriteteve.. Ai u ndal edhe te reforma zgjedhore: "Reforma ka të bëjën me zgjedhjet e ardhshme. Zbatimi i rekomandimëve të OSBE/ODHIR është jetik për zgjedhje të ndershme vitin e ardhshëm.

Eurodeputeti tjetër Knut Flekenshtain deklaroi se reforma në drejtësi “duhet të kalohet nga parlamenti dhe të realizohet zbatimi i saj".
“Në këtë mënyrë Shqipëria mund të vërtetojë se është në rrugën e duhur”, tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.0036220550537109