INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Parlamenti Europian vendos të kërkojë hetim për vrasjen e minoritarit Kacifas

Parlamenti Europian vendos të kërkojë hetim për vrasjen e minoritarit Kacifas

Publikuar më: 16:31 29-11-2018

Parlamenti Evropian ka kërkuar hetim të plotë për rrethanat e vdekjes së Konstantinos Kacifas, i cili u qëllua për vdekje nga autoritetet shqiptare në fshatin jugor Bularat në fund të muajit të kaluar. Media greke Kathimerini, shkruan se propozimi për hetim është dorëzuar nga PASOK dhe Partia gjermane Social Demokrate.

Amendimit i është shtuar një raporti të Parlamentit Europian në lidhje me bisedimet e pranimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian dhe u bëhet thirrje autoriteteve shqiptare të hetojnë dhe të përcaktojnë rrethanat që çuan në vdekjen e minoritarit.
Katsifas u qëllua më 28 tetor, festën kombëtare duke shënuar hyrjen e Greqisë në Luftën e Dytë Botëror, pas një shkëmbimi zjarri me forcat specialet shqiptare.

Article Logic
Execution time: 0.0029959678649902