Parlamenti Europian ka dhënë një mbështetje të fortë për marrëveshjen e parë kontraktuale të Bashkimit Europian me Kosovën. Të mbledhur në seancë plenare në Strasbourg, eurodeputetët kanë votuar me 468 pro, 102 kundër dhe 81 abstenim Marrëveshjen e Stabilizm – Asocimit të Bashkimit Europian me Kosovën.