INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Parlamenti Evropian: Referendumi për ndarjen e Katalonjës, i paligjshëm

Parlamenti Evropian: Referendumi për ndarjen e Katalonjës, i paligjshëm

Publikuar më: 15:00 02-10-2017

Parlamenti Evropian e ka konsideruar referendumin për ndarjen e Katalonjës , të paligjshëm. KE ka reaguar pas situatës së rëndë që është krijuar në Spanjë. Ajo e përshkroi votimin e përgjakshëm ku u plagosën më shumë si 800 persona si një "çështje e brendshme" e vendit. Zëdhënësja e PE, Margaritis Schinas, tha se sipas përcaktimeve të Kushtetutës spanjolle, votimi i djeshëm në Katalonjë nuk ishte ligjshëm. Më tej zëdhënësja theksoi se dhuna nuk është rruga e duhur. Parlamenti Evropian i bëri thirrje Madridit që të hapë procesin e dialogut me krerët e Katalonjës për të gjetur një rrugëzgjdhje, duke shmangur kështu tensionet që janë krijuar. Qeveria e Katalonjës do të mbajë një takim kabineti për të diskutuar hapat e planit të ardhshëm për të shpallur pavarësinë nga Spanja pas referendumit të diskutueshëm i cili u karakterizua nga dhuna. Zyrtarët rajonalë thanë se vota, e cila Spanja këmbëngul se është e paligjshme dhe e pavlefshme, tregon se shumica e përkrahin shkëputjen. Presidenti katalanas Carles Puigdemont do të kryesojë takimin e së hënës me dyer të mbyllura, i cili pritet të marrë në konsideratë parlamentin rajonal për të votuar për një deklaratë të pavarësisë më vonë gjatë javës.

Article Logic
Execution time: 0.0039598941802979