INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Parlamenti Evropian voton “pro” ekstradimit të Gruevskit në Maqedoni

Parlamenti Evropian voton “pro” ekstradimit të Gruevskit në Maqedoni

Publikuar më: 16:06 29-11-2018

Parlamenti Evropian i kërkon Hungarisë që të ekstradojë ish-kryeministrin Nikolla Gruevski në Maqedoni. Eurodeputetët miratuan ditën e enjte dy amendamente përmes së cilave Hungarisë i kërkohet që të kthejë pas në Shkup politikanin e dënuar nga drejtësia maqedonase me dy vjet burg për korrupsion. Ky vendim vjen pak ditë pasi grupi i Socialdemokratëve dhe “Të gjelbërve” dorëzuan amendamente për këtë çështje. Amendamenti i dorëzuar nga eurodeputetja Judith Sargentini, përveç se kërkon ekstradimin e Gruevskit, shkruan se ai ka ikur nga Maqedonia me pasaportë diplomatike të Hungarisë, në mënyrë që t’i shmanget dënimit me burg. Amendamentet për ekstradimin e Gruevskit u mbështet edhe nga eurodeputeti Knut Fleckenstein. “Bëhet fjalë për ndërtim të sundimit të së drejtës, dhe ky nuk është gabim i vogël. Ai është arratisur në një vend që është anëtar i BE-së. Kjo është në kundërshtim me sundimin e ligjit dhe ne nuk do të lejojmë që vendet anëtare të BE-së të sabotojnë me sundimin e së drejtës”-deklaroi eurodeputeti një ditë më parë. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë i hoqi pak ditë më parë mandatin Gruevskit. Me 62 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim dhe në mungesë të deputetëve të VMRO-DPMNE-së në sallë, kuvendi i hoqi imunitetin e deputetit Gruevskit, të dënuar nga gjykata për blerjen në mënyrë të paligjshme të një Mercedesi.

Article Logic
Execution time: 0.0037240982055664