INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Parlamenti gjerman miraton ndalimin e burkas në vendet publike

Parlamenti gjerman miraton ndalimin e burkas në vendet publike

Publikuar më: 08:05 28-04-2017

Anëtarët e dhomës së ulët të parlamentit gjerman miratuan një ligj që ndalon zyrtarisht mbulimin e plotë të fytyrës me shaminë myslimane, e njohur si burka.

Ligji do të shkojë tashmë në dhomën e lartë të parlamnentit për miratim. Nëpunesit civilë, gjyqtaret dhe ushtaret do ta kenë të ndaluar të vënë burkan në punë, shkruan “BBC”.

Partitë e krahut të djathtë po kërkojnë një ndalim të burkas në të gjitha vendet publike.

Gjatë 18 muajve të fundit në Gjermani kanë mbërrutur një milion emigrantë, duke  përfshirë edhe shumë myslimanë të Lindjes së Mesme.

Article Logic
Execution time: 0.0036370754241943