INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Parlamenti grek miraton emrin e Maqedonisë, opozita: Tradhëti

Parlamenti grek miraton emrin e Maqedonisë, opozita: Tradhëti

Publikuar më: 14:56 25-01-2019

Është miratuar nga Parlamenti grek me 153 vota pro marrëveshja e Prespës.

Mes debateve të shumta dhe akuzave për tradhëti, kryeministri Tsipras arriti të siguronte votat e nevojshme për të miratuar marrëveshjen për ndryshimin e emrit të Maqedonisë në “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Në seancën maratonë të zhvilluar këtë të premte, morën pjesë në votim të 300 deputetët e Parlamentit grek.

Votimi u zhvillua i hapur ndërsa përplasjet nuk u evituan pasi shumica e deputetëve opozitarë e cilësuan si tradhëti votimin e marrëveshjes së Prespës.

Nuk kanë munguar as protestat jashtë godinës së parlamentit.

Article Logic
Execution time: 0.0031490325927734