INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Parlamenti i Kosovës. Betohen 120 deputetët, nuk mungojnë problemet [VIDEO]

Publikuar më: 16:32 03-08-2017

Parlamenti i ri i Kosovës i dalë nga zgjedhjet e qershorit zhvilloi sot seancën e tij te pare. 120 deputetët e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës janë betuar, ndërkohë që nuk kanë munguar problemet. Seanca konstituive nuk ka shkuar aq mirë sa pritej dhe shkak për këtë duket se është bërë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit. Edhe pse kuvendi u mblodh dy herë gjatë ditës së enjte, nuk arriti të zgjidhte kreun e ri të Parlamentit ndërkohë që nesër do të mbahet seanca e radhës. Seanca nisi qe ne fillim me probleme. Deputetët e koalicionit PAN mbërritën në seancë 1 orë me vonesë duke shtyrë ceremoninë e betimit të deputetëve. Mungesa e një emri konkret për postin e Kryetarit të Kuvendit nga ana e koalicionit që ka marr më shumë mandate, PAN i shtoi debatet. Përfaqësuesit e këtij koalicioni kërkuan dy orë pushim që të dilnin me emrin e kandidatit. Ky propozim u hodh në votim por votat u ndanë në mënyrë të barabartë 60 pro e 60 kundër, ndërkohë PAN refuzoi që të bënte publik emrin e kandidatit për kryetar. Me këtë rast kryesuesi i seancës që është edhe deputeti më i vjetër në moshë, Adem Mikullovci, e mbylli seancën. PAN e konsideroi arbitrare mbylljen e seancës, dhe për këtë përfaqësuesit e këtij koalicioni nuk u paraqitën në rinisjen e seancës 2 orë më pas. Por deputetët e koalicionit LAA dhe ata të Lëvizjes Vetëvendosje kanë deklaruar se shtyrja e seancës konstituive bëhet për shkak se PAN nuk i ka numrat për të formuar shumicën. Bazuar në rezultatet e zgjedhjeve, formimi i qeverisë i takon koalicionit PAN, por kërkohet që ky koalicion të sigurojë minimumin prej 61 votash.

Article Logic
Execution time: 0.0039350986480713