INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Parlamenti i ligjshëm edhe pa opozitën”, reagon deputeti: Të ligjshëm ishin dhe Stalini, Enveri dhe Hitleri

“Parlamenti i ligjshëm edhe pa opozitën”, reagon deputeti: Të ligjshëm ishin dhe Stalini, Enveri dhe Hitleri

Publikuar më: 11:32 18-02-2019

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PS, deputetët janë shprehur se Parlamenti edhe pa opozitën është i ligjshëm dhe mund të vijojë punën normalisht.  Për këtë qëndrim të socialistëve, ka reaguar deputeti i LSI-së, Edmond Panariti. “Parlamenti është i ligjshëm edhe pa opozitën, thotë maxhoranca.Po patjeter, sigurisht ashtu si thoni ju është! Sepse sipas këtij arsyetimi, të ligjshëm ishin edhe Stalini, Enveri dhe Hitleri. Shtypën, vranë dhe prenë me ligj dhe në emër të tij. Madje, ky i fundit e dogji e fare parlamentin. Jeni të "ligjshëm" sepse akoma nuk e keni kuptuar apo nuk doni ta kuptoni, që jemi në shtetin e të drejtës dhe jo të ligjit. Në shtetin, ku liria dhe e drejta e individit është e shenjtë dhe qëndron mbi të gjitha”, ka shkruar ai.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034811496734619