INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Parlamenti me 5 parti, Rama mandat të dytë si Kryeministër

Parlamenti me 5 parti, Rama mandat të dytë si Kryeministër

Publikuar më: 15:57 27-06-2017

Në Parlamentin e ardhshëm do të kenë përfaqësuesit e tyre 5 subjekte politike, PS, PD,LSI, PDIU dhe Partia Social Demokrate e Shqipërisë. Këtë subjekte politike kanë mundur të ketë të paktën 1 mandat deputeti, ndërsa Partia Socialiste ka marrë timonin e qeverisjes së vendit për 4 vitet e ardhshme. Edi Rama i fitoi zgjedhjet, dhe do të jetë kryeministri i vendit për një mandat të dytë. I vetëm Edi Rama, mori besimin e qytetarëve shqiptarë me një votë masive, duke i dhënë mundësinë të krijojë qeverinë e re pa patur nevojë për aleanca.
Harta e Shqipërisë, e ngjyrosur në bazë të qarqeve të fituara nga socialistët flet qartë. Partia demokratike mundi të marrë mandate më shumë se PS vetëm në 2 qarqe, e duke shënuar një humbje të thellë në 10 qarqe të tjera të vendit. Demokratët shënuar rezultatin më negativ, që prej themelimit të saj.
Lëvizja Socialiste për Integrim kaloi në opozitë, pas 8 vitesh në pushtet, e këtë e deklaroi vetë lideri i saj Petrit Vasili. Edhe pse një rezultat më pozitiv se sa 4 vite më parë, LSI tashmë nuk është faktor jetik për krijimin e qeverisë së vendit. Edhe Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka mundur të fitojë mandate deputetësh, por pa arritur të sigurojë të njëjtin numër mandatesh si 4 vite më parë. Surprizë është Partia Social Demokrate e Skënder Gjinushit në Shkodër, por jo sigurimi i mandatit të deputetit të Tom Doshit. I njohur për influencën e tij në këtë zonë zgjedhore, Doshi ka marrë mandatin e deputetit madje duke kaluar LSI forcë të 4 politike në këtë qark.

Article Logic
Execution time: 0.0038909912109375