INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Parlamenti - Opozita ndëron strategji, kthehet në këtë seancë me deklarata dhe akuza të forta…

Parlamenti - Opozita ndëron strategji, kthehet në këtë seancë me deklarata dhe akuza të forta…

Publikuar më: 12:21 03-03-2016

Palamenti nisi me diskutime për futjen në fuqi të Ligjit të Dekriminalizimit. E Partia Demokratike ka propozuar që në hapje të Kuvendit që seanca të qëndrojë në pritje derisa palët në Këshillin e Rregullores, që ishte mbledhur ndërkohë, të binin dakord për të gjitha aktet e e mbetura të Ligjit të Dekriminalizimit. Në këtë moment ka ndërhyrë, kreu i kuvendit që tha se mbrëmjen e së mërkurës është rënë dakord për shumicën e çështjeve dhe për ato që kanë mbetur është shprehur se beson se ekziston vullneti i duhur për t’i përmbyllur dhe se tani është në vullnetin e krerëve të grupeve për të vendosur, që këtë çështje ta fusin në rendin e ditës. E ai pyeti më pas Ruçin i cili tha se ishte e sigurtë se do të bihej dakord, pasi mazhoranca nuk synonte ta bllokonte hyrjen në fuqi të ligjit më 6 mars, por të mos humbjet kohë dhe të vazhdohej me çështjet e tjera.

Po dikutimi mes Palokës dhe Metës vijoi. Ja si…

Paloka: Kërkesa jonë ishte që parlamenti të presë, të mos vazhdojë punimet derisa të arrihet marrëveshja, sepse çështja jonë kryesore sot është dekriminalizimi. Ndaj kërkova të presim meqë na u tha se ka vetëm disa pika që të arrihet mirëkuptimi. S’na gjen gjë të presim. Ne këtë kërkuam javën e kaluar që të futet në rendin e ditës dhe kjo çështje të zgjidhet siç e duan të gjithë.

Meta: Pra, kemi dy kërkesa në zbatim të rregullores: Një kërkesë nga z.Paloka për një mbledhje grupi dhe një kërkesë nga Grupi i PS-së që të bëjmë një ndryshim në rendin e ditës që këtë çështje ta fusim në rendin e ditës së sotme. Nga z.Paloka u kërkua që të presim derisa të dakordtësohen palët dhe një tjetër nga z.Ruçi që duke shprehur besimin se kjo çështje do të arrihet të vazhdohet me të tjerat sepse besojmë se kjo çështje do të zgjidhet sot e në mos nesër, pasnesër deri sa të zgjidhet patjetër.

Më pas ish kryeministri, Sali Berisha morri fjalën dhe u kujtoi deputetëve vlerat, që ka Institucioni i Parlamentit dhe vijoji duke iu kujtuar se ende mendojnë të lënë mandate, nëse situata nuk ndryshon.
Ai tha se kuvendi është larë me gjak e ka akuzuar maxhorancën se po adapton doktrinën e krimit të dobishëm duke liruar vrasës dhe mban në burg viktima. Berisha kërkoi dhe lënien e mandatit, Koço Kokëdhimës, Rakip Sulit dhe Valentina Leskajt. Gjithashtu Berisha akuzoi qeverinë se është duke marrë kompetencat e Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, qeveria është duke bërë “grusht shteti brenda shtetit”.

Pjesë nga fjala e Berishës:

“Ajo që bëtë ju javën e kaluar, që sollët vrasës në Kuvend për të votuar ministrat, ishte një akt që mund të sillte një konflikt të madh. Ai veprim ka bërë që deputetët e opozitës të mendojnë një zgjidhje përfundimtare për ti dhënë fund këtij parlamenti të kriminalizuar. Se cila është kjo zgjidhje, i përket vendimit të opozitës. Ajo që bëtë ju, që mohoni edhe vendimet Kushtetuese është grusht shteti brenda shtetit. Kur Parlamenti i merr funksionet një institucioni Kushtetues, që është Gjykata Kushtetuese është një grusht shteti brenda shteti. Ju po i merrni kompetencat Kushtetueses për Koço Kokëdhimën, Sadri Abazin, për Rakip Sulin. Ju po përdorni mandatet për të vjedhur pasuritë e shqiptarëve.
I sillni kriminelët në parlament dhe i thoni opozitës këtu i kemi. Nuk fiton dot beteja në këtë mënyrë, fitohet vetëm shkatërrimi i parlamentit. Si i ulni këtu, pasi bëjnë krimin, lejoni njerëzit e tyre të plaçkisin pronën publike. Ose ju do pranoni proçesin e dekusarizimit ose ne nuk qëndrojmë dot në parlament, më duke vetja si në 1990 kur kalonin përbri bustit të diktatorit e iu thoja kolegëve të mi, çfarë opozite jemi ne e tani po sërisht them ç’opozitë jemi ne kur me ne ulen kriminelë. Reflektoni!”


Po pas Berishës, Leskaj kërkoi fjalën për replikë, duke i thënë shkurt se ai është njeriu që ka zanta shpifjen dhe se i vjen keq që gënjen kaq shumë.

Akuzat ndërpriten nga kreu i kuvendit i cili nxitoi të verë “paqe” duke bërë një urim dhe një lajmërim.

Ja ç’tha Meta:

Sot kam dy lajme të mira: E para, t’i uroj ditëlindjen,  Zotit, Flamur Noka dhe e dyta, t’ju njoftoj se në Kuvend do të vijë sot në orën 19:00, znj.Federika Mogherini, Ministrja e Jashtme e BE-së për të mbajtur një fjalim.

Pas këtij momenti opozita kërkoi një pushim për të mbledhur grupin.

Article Logic
Execution time: 0.0037820339202881