INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Parlamenti plotësohet me 99 deputetë, KQZ ndan sot 3 mandate të rinj [EMRAT]

Parlamenti plotësohet me 99 deputetë, KQZ ndan sot 3 mandate të rinj [EMRAT]

Publikuar më: 11:30 27-03-2019

Parlamenti i Shqipërisë do të shtohet sot me tre deputetë të rinj, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet për t’u dhënë mandatin kandidatëve, që vinë nga radhët e PD dhe LSI.

Një nga kandidatët që tashmë e ka plotësuar formularin e dekriminalizimit është kreu i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi, i përfshirë nga Lulzim Basha në listat e PD-së. Ai pritet të zëvendësojë sot ish-deputetin Agron Shehaj.

Ndërkohë, një tjetër emër i rëndësishëm që “tradhton” PD do të jetë ish-kreu i degës në Peqin, Arben Elezi, i cili do të zëvendësojë në Elbasan, nënkryetarin e selisë blu, Edmond Spaho.

Edhe nga radhët e LSI është Ambra Borova, e cila do të zëvendësojë në Shkodër, ish-deputetin Agron Çela.

Tre deputetët e rinj që do të marrin mandatin pritet të bëjnë betimin në seancën e kësaj të enjteje, duke e çuar numrin e përgjithshëm të deputetëve në Parlament në 99.

Article Logic
Execution time: 0.0036630630493164