INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Parlamenti serb miraton platformën për Kosovën! Zbulohen detajet e dialogut Prishtinë – Beograd

Parlamenti serb miraton platformën për Kosovën! Zbulohen detajet e dialogut Prishtinë – Beograd

Publikuar më: 18:01 28-05-2019

Parlamenti serb ka miratuar mesditën e sotme raportin për Kosovën. Raporti ishte përpiluar nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dhe u prezantuar nga drejtori i kësaj zyre, Marko Gjuriç.

Ky raport u miratua me 145 vota pro, katër kundër dhe 13 vota abstenim. Bëhet me dije se një pjesë e opozitës serbe nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, gjatë diskutimeve për raportin në Kuvendin e Serbisë, tha se ‘Serbia duhet ta pranojë se e ka humbur kontrollin mbi Kosovën dhe se duhet të gjejë kompromis me Prishtinën për të normalizuar raportet’ raproton newsbomb. 

Deputetët diskutuan për raportin 82 faqesh, ku në të cilin në 17 faqe paraqiteshin të dhënat mbi dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nga viti 2013 deri në maj 2019, ndërsa pjesa tjetër paraqiste rezultatet më të rëndësishme të zyrës për Kosovën nga maji 2014 deri në vitin 2019.

Në raport thuhet se dialogu në çdo drejtim ka punuar për interesant e serbëve si dhe gjatë periudhës së bisedimeve është arritur të ruhet qetësia në Kosovë dhe më gjerë.

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve kanë filluar në vitin 2011. Po në atë vit kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi nga pala kosovare, u përzgjodh Edita Tahiri.

Pala serbe është tërhequr nga dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën me vendosjen e taksës 100% të mallrave të importuara nga Serbia në nëntor të vitit të kaluar.

Vuçiq ka thënë se nuk do t’i rikthehet procesit, i cili ka nisur në vitin 2011, derisa kjo taksë mbetet në fuqi, por kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka këmbëngulur se taksa nuk do të hiqet deri kur Serbia ta njohi Kosovën.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036299228668213