INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Parlamenti voton pro kërkesës së Palokës, zgjatet periudha e hetimit për Samir Tahirin

Parlamenti voton pro kërkesës së Palokës, zgjatet periudha e hetimit për Samir Tahirin

Publikuar më: 14:50 06-09-2018

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar pro ndaj kërkesës së Edi Palokës për zgjatjen e periudhës së hetimeve për Samir Tahirin.

Me 72 vota pro u vendos që hetimet për çështjen Tahiri do vazhdojnë dhe 3 muaj.

Komisioni Hetimor për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri është ngritur në muajin mars 2018, pak javë para heqjes së mandatit. Ky komision ka kërkuar disa herë shtyrjen e afatit të hetimeve, ndërkohë që në kërkesën që Paloka i drejtoi dje Kuvendit, kërkohej që ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu të japin dorëheqjen, pasi sipas PD-së, pengojnë hetimet.

“Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit nuk i kanë vënë në dispozicion për 5 muaj asnjë dokument Komisionit Hetimor. Ministri i Brendshëm dhe kreu i policisë akuzohen nga PD për pengim të qëllimshëm të komisionit hetimor “Tahiri”. Pengimi i komisionit ka qëllim fshehjen e gjurmëve të lidhjeve të qeverisë me krimin e organizuar”.-thuhej dje në kërkesën e Palokës.

Article Logic
Execution time: 0.0037529468536377