INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Parlamenti zgjat vetëm një orë shkak bllokim i foltores nga opozita!

Parlamenti zgjat vetëm një orë shkak bllokim i foltores nga opozita!

Publikuar më: 12:51 24-03-2016

Seanca paralamentare ka qënë shumë e zhurmëshme! Deputete e PD kanë bllokura foltoren duke kërkuar miratimin e kërkesave të tyre, atë të largimi nga Kuvendi të deputetëve që kanë kryer krime, duke përmendur rastin e Armando Prengës dhe dorëzimin në Gjykatën Kushtetuese, të mandateve të e socialistëve, Rakip Suli dhe Valentina Leskaj. Këta të fundit sipas opozitës kanë përfituar fonde publike për interesat vetiake.
Deputeti i djathtë Eduard Halimi, i rendit më rradhë argumentat se përse ata nuk do të ulen në karrige.

Pjesë nga fjala e Halimit:

“Në këto kushte, opozita dhe gjithë qytetarët janë të vendosur që ky parlament nuk mund të vazhdojë funksionin e vet pa larguar deputetët me rekorde kriminale dhe ata që kanë përfituar fonde publike e pa zbatuar gërmë më gërmë atë që ka vendosur Gjykata Kushtetuese si normë. Futja e deputetë me rekorde kriminale dhe injorimi i Gjykatës Kushtetuese është grusht shteti. Abuzimi me pushtetin duke mbrojtur një vit më parë, deputetin Kokëdhima, na detyroi t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese, se ja çfarë ndodh kur Kryeministri mbron deputetët që kanë marrë fonde publike. Pa as më të voglin dyshim, byroja kryeministrore për deputetët për t’i bërë të paprekshëm është vrastare për demokracinë, për parlamentin, për Gjykatën Kushtetuese. Një qeveri që qeveris jashtë normave kushteteuse është tirani dhe kjo shkruhet në muret e parlamentit amerikan. Një qeveri që e injoron Gjykatën Kushtetuese është asgjë tjetër përveçse një grusht shteti. Detyra e opozitës është të sigurojë transparencën ndaj ne pyetëm Gjykatën Kushtetuese kur Kryeministri kërkon t’i bëjë të paprekshëm deputetët e tij kur ata dyshohet se kanë marrë fonde publike ndaj dhe Gjykata Kushtetuese mori vendimin dhe bën interpretimin për Kokëdhimën. Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese është kthyer në normë kushtetuese dhe thotë se mazhoranca dhe kryeministri nuk mund t’i bëhen mburojë, deputetët nuk mund të bëhen të paprekshëm. Detyra e Kryeministrit është të bëjë transparente, qeverisjen. Detyra e opozitës është të bëjë denoncime. Garanti nuk është mazhoranca, po drejtësia.”

Gjatë fjalës së Halimit, deputetët e opozitës rrethuan foltoren e Parlamentit, pasi në atë kohë deputeti i Rakip Suli u afrua për të replikuar, pasi iu përmend emri.
Më pas e morri fjalën, Bujar Çela, i PS, i cili e nis me një urim për kreun e kuvendit, Ilir Meta i cili ka datëlindjen.  Çela i ka kërkuar gjithashtu deputetëve të PD që qëndronin në këmbë në foltore ta urojnë edhe ata Metën, pasi dikur kanë qenë në koalicion bashkë me LSI. Ky moment është shoqëruar me të qeshuara tek rradhët e mazhorancës e kjo ishte e dukshme edhe tek mimika e vetë Metës.

Ja urimi i Çelës:

“Dua ti uroj datëlindjen, Zotit Ilir Meta si pjesëtar i të dy koalicioneve. Dua ta duartrokasim të gjithë edhe ju të opozitës. Edhe ju e keni për detyrë se keni bashkëqeverisur”.

Urimeve për Metën iu bashkua dhe Arta Dade, e cila dhe përfitoi nga rasti të ndajë dhe një tjetër urim datëlindje, për Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Ajo bëri dhe humor me Çelën.

“Dua ti uroj ditëlindjen zotit Ditmir Bushati. Për ne është ditë e veçantë. Ditmir Bushatit, Edi Rama nuk ka çfarë t’i thotë. Në fund të fundit ai nuk e zgjodhi datën e lindjes. Por Bujar Çelës duhet t’ia tërheqë veshin, se një urim special nuk e ka bërë as për kryetarin e vet.” – tha Dade.   
Dade vijoi fjalën duke ngushëlluar famijet, që humbën të afërmit në Bruksel dhe theksoi se duhet punuar ngushtë me strukturat inteligjente ndërkombëtare.

Edhe Besnik Bare i PS shkëmbeu disa batuta me opozitën ku tha se ka dhe një “rrënjë” nga Tropoja. Bare iu kërkoi që të këndonin nga podiumi, ku janë rreshtuar e këngë tropojane se e ai andej e ka e gjyshin dhe ta mbyllin me një labe.
Teksa deputetët e majtë nisën të flisnin për mbrojtjen e emigrantëve përmes një marrëveshjeje të djathtët kanë vijuar ti bien me forcë foltores duke bërë e shumë zhurrmë në sallë.
Ndëra më pas kreu i PDIU Shpërtim Idrizi, foli shumë shkurt e ashpër kundrejt qeverisë dhe Minisitrit të Jashtëm. Ai tha se nëse nuk ngrihen varrezat çame në Greqi, së bashku me shoqërinë civile do të ngrihen në protesta dhe do të pengojnë ngritjen e varrezave greke ne Shqipëri. Ai i kujtoi të majtës se nuk mbajti premtimin e funksionimit të rezolutës për çështjen çame.

Pjesë nga fjala e Idrizit:

“Më bëri përshtypje moshapja e çështjes çame në mënyrë të drejtpërdrejtë në konferencën për shtyp me Ministrin e Jashtëm, grek, një detyrim që buron nga rezoluta e Parlamentit të Shqipërisë, por edhe nga një rezolutë që buron nga koha kur PS ishte në opozitë e propozoi. Ne kemi kërkuar të ngrihen varrezat për shqiptarët e Çamërisë, të vrarë dhe të masakruar në Greqi nga bandat e Napolon Zervës. Në Igumenicë ndodhet një përmendore e Napolon Zervës dhe në këto kushte në qoftë se nuk ngrihen varrezat e shqiptarëve të Çamërisë të masakruar në Çamëri do të marrim të gjithë hapat për të mos lejuar ngritjen e varrezave të ushtarëve grekë në Shqipëri, së bashku me shoqërinë civile dhe gjithë hapat ligjorë”.
Diskutimet dhe seanca, që zgjati vetëm një orë u mbyll menjëherë pas miratimi i disa projektligjeve dhe marrëveshjeve.

Jashtë sallë menjëherë reagoi ish kryeministri, Sali Berisha, i cili tha prerë se Parlamenti meriton vetëm një qëndrim, shkrirjen e menjëhershme të tij dhe kërkoi që mandati i dy deputetëve të majtë Suli dhe Leskaj të shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Berisha aludon se edhe mandati i deputetit Koço Kokëdhima nuk shkoi në Kushtetuese për shkak se do të zbatohej vendimi, por se kjo ishte bërë nga Gramoz Ruçi, për t’i dhënë një ndëshkim si rival Kokëdhimës.

Berisha u pyet edhe për Byronë e Hetimit dhe mesazhet e ambasadorit amerikan Donald Lu. Ai u shpreh i kënaqur kur tha se Byroja e Hetimit nga sqetulla e Edvin Zhullazit dhe Saje Qorrit shkoi aty ku e donte opozita.

Ndërsa Deputeti i PS Taulant Balla në deklaratën e tij ka një tjetër qëndrim sa i takon pretendimeve të PD-së. Ai tha se opozita ka të gjithë legjitimitetin ta dërgojë çështjen në Gjykatë Kushtetuese, por nëse ajo do të kthehet në gjueti shtrigash atëherë është Berisha i pari që duhet të ikë.
Balla shtoi se PD nuk ka qenë kurrë më keq se kaq, pasi është një parti me dy koka. Ndërsa reformën në drejtësi ai e quan të domosdoshme, por që PD në mbrëmje bie dakord në mëngjes e kundërshton me urdhër të Berishës

Article Logic
Execution time: 0.0039730072021484