Ngjarja e Brukselit ka tronditur në veçanti Francën dhe për këtë arsye një tjetër masë është marrë nga policia franceze. Ata kanë evakuar një stacion treni në Parisin verior. Mediat franceze, shkruajnë se stacioni i trenit që po evakuohet është ai nga ku nisen trenat për në drejtim të Brukselit.
Urdhri për evakuimin është dhënë nga autoritetet e sigurisë pas gjetjes së një sendi të dyshimtë.