INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Partia anti-imigracion bëhet forca e tretë në Gjermani

Partia anti-imigracion bëhet forca e tretë në Gjermani

Publikuar më: 07:31 25-01-2016

Partia kirike ndaj imigracionit, Alternativa për Gjermaninë (AFD), është bërë partia e tretë më e fortë në vend duke qëndruar pas pative të koalicionit qeverisës së kancelares Angela Merkel, sipas kompanisë së analizimit të tregut, “TNS Emnid”.

AFD kishte mbështetjen e 10 përqind të votuesve të mundshëm gjermanë, duke u rritur me një për qind nga java e kaluar, duke e bërë atë partinë e tretë më të fortë në vend, sipas sondazhit javor “Sonntagstrend”, që është kryer nga e përditshmja gjermane “Bild am Sonntag”.

Unioni Kristiandemokrat (CDU) së bashku me të partinë bavareze simotër Unioni Kristian Social (CSU), që zakonishtë operojnë si një njësi e vetme në qeverinë federale, kanë rënë me 2 pikë përqindje në 36 për qind, ndërsa Partia Socialdemokratike (SPD) fitoi një pikë përqindje duke arritur 25 për qind.

Ekspertët shprehen se “AFD-ja është duke përfituar nga skepticizmi në rritje në lidhje me migrimin në Gjermani, një vend që e vitin e kaluar priti 1,1 milion emigrantë, kryesisht njerëzve që i largohen konflikteve në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Article Logic
Execution time: 0.0035579204559326