INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Partia Demokratike i bën thirrje Ramës dhe Ruçit: Trego orën kur do mbahet seanca plenare

Partia Demokratike i bën thirrje Ramës dhe Ruçit: Trego orën kur do mbahet seanca plenare

Publikuar më: 19:56 03-03-2019

Sekretari juridik i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama duke i kërkuar që ta lejojë kryetarin e parlamentit, Gramoz Ruçin që të publikojë orën e seancës plenare të së martës.

Bardhi në një postim në rrjetin social Twitter, ka reaguar duke publikuar edhe nenin e rregullores së parlamentit, që sipas tij e detyron kryetarin e parlamentit që të publikojë orarin e seancave pasardhëse plenare.

Në shkrimin e tij ai akuzon kryeministrin Rama se seancat plenare nuk janë si PPP-të private të tij dhe publikut i mbahen të fshehta.

Ai gjithashtu ka përmbyllur shkrimin e tij duke i bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të mblidhen në datën 5 Mars përpara Parlamentit, por duket se PD- nuk e ka të qartë orarin.

Postimi i plotë:

Edi Rama, lejoje Gramozin të publikojë orën e seancës plenare! Seanca plenare nuk është si PPP-të e tua, që i njoftohet vetëm klientit privat dhe publikut i mbahet i fshehtë. Parlamenti është i qytetarëve, jo i përfaqesuesve të krimit! Shihemi më #5Mars përpara Parlamentit!

Partia Demokratike i bën thirrje Ramës dhe Ruçit: Trego orën kur do mbahet seanca plenare.

Kryesia.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0042350292205811