INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Partia Demokratike marrëveshje me Ramën? Kryebashkiakja e PD-së tregon kushtin

Partia Demokratike marrëveshje me Ramën? Kryebashkiakja e PD-së tregon kushtin

Publikuar më: 19:41 20-07-2019

Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi është shprehur se marrëveshje politike me Edi Ramën nuk mund të ketë. Teksa ishte e ftuar në “Kjo Javë”, Ademi theksoi se s’mund të bëhet marrëveshje dhe shtoi se Rama po bën një politikë amorale.

“Marrëveshjet politike mendoj se s’do na japin drejtësinë. Nuk mund të ketë marrëveshje politike me amoralitetin dhe zaptuesin gjithçka. Nuk mund të bisedohet me amoralitetin. Shpresoj që gjykatat shqiptare pas padive tona të vendosin drejtësi. Ndryshe mund të shkojmë drejt kaosit dhe nuk dihet se ku mund të shkohet pastaj. Të tregosh forcën në emër të së drejtës mendoj se është e drejtë. Madje mendoj se duhet më tepër angazhim se kaq”, tha Ademi.

Article Logic
Execution time: 0.0034279823303223