Partia Demokratike do të mbledhë nesër në orën 17:00 kryesinë.Mbledhja vjen pas përfundimit të analizës në degët e PD për t'i hapur rrugë mbledhjes së Kuvendit Kombëtar.
Mësohet se në mbledhjen e kryesisë pritet që të caktohet data e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD. Një ditë më para Basha tha se në pranverë PD do të mbledhë Kuvendin Kombëtar, nga ku do të nisë fazën për riorganizimin e saj. Kryedemokrati gjithashtu i fton edhe kundërshtarët e tij brenda së djathtës që të japin propozime konkrete të cilat tha ai ndihmojnë fuqizimin e kësaj force politike.