INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Partia e Merkelit pëson një tjetër humbje në zgjedhje

Partia e Merkelit pëson një tjetër humbje në zgjedhje

Publikuar më: 08:18 19-09-2016

Konservatorët e kancelares gjermane Angela Merkel pësuan goditjen e dytë zgjedhore, këtë herë në Berlin. CDU paraqiti në kryeqytetin gjerman performancen më të ulët zgjedhore që nga viti 1990.

Votuesit këtë herë i kthyen shpresat e tyre nga Alternativa kundër Emigrantëve e cila me këtë përqindje përkrahësish që ka marrë, do të hyjë ne asamblenë e 10 rajonale të 16 shteteve në vend.

Reagimi i ashpër kundër politikës së Merkel, një nga lideret më të fuqishme të Europës, ka ngritur pyetjen nëse ajo do të vijojë të mbajë mandatin e katërt vitin e ardhshëm.

Partia e kancelares vjen nga një disfatë për shkak se dështoi në raundin e mëparshëm zgjedhor në shtetin verilindor të Gjermanisë, duke u renditur e treta. Merkel madje ka hequr dorë nga slogan i saj i fushatës “Ne mundemi t’ia dalim”.

“Është bërë një slogan i thjeshtë, një formulë pothuajse e pakuptimtë”, tha Merkel në një intervistë për një gazetë gjermane.

“Qëllimi im -tha kancelarja- nuk është të provokoj njerëzit por t’i inspiroj dhe aspak të irritojë ata”.

Article Logic
Execution time: 0.0037600994110107