INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Partia me damkën e blerjes së votave”, Vasili i kundërpërgjigjet Ballës

“Partia me damkën e blerjes së votave”, Vasili i kundërpërgjigjet Ballës

Publikuar më: 11:31 25-04-2019

Petrit Vasili, është i pari nga LSI që i është përgjigjur akuzave të Ballës për shitblerje të votave.

Vasili theksoi se raportin e DASH dhe të OSBE-ODIHR, PD dhe LSI kanë qenë partitë e vetme që kanë denoncuar këtë fenomen.

"Para pak minutash me pacipësinë që e karakterizon tashmë Parlamentin e kuislingëve, pikërisht në këtë sallë tashmë e cila vjen erë, pra në Parlamentin e Shqipërisë, guxuan që të diskutojnë për votën.

Guxuan që të diskutojnë e të thonë që do të jenë ata që do të zhdukin edhe shitblerjen edhe manipulimin e votës. Guxuan të thonë që janë ata zgjidhja që mund ta bëjë këtë gjë. Sot jam përpara jush për të qartësuar njëherë e përgjithmonë me shqiptarët se çfarë është ky Parlament e për çfarë duhet të përgjigjet.

Në radhë të parë ky është një Parlament dhe Rilindja e cila e ka zaptuar atë forcërisht, në kundërshtim me Kushtetutën dhe çdo gjë tjetër, është produkti më i shëmtuar dhe i neveritshëm i shitblerjes së votës në këtë vend. Këtë nuk e thotë thjesht dhe vetëm opozita, këtë e thotë raporti i OSBE/ODIHR, i cili nënvizon qartë se vetëm LSI dhe PD denoncuan qartë shitblerjen e votës nga Partia Socialiste, dhe nuk ka asnjë rresht apo paragraf që të provojë të kundërtën për këtë gjë.

Të njëjtën gjë pohon raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili i vë damkën zgjedhjeve si zgjedhje të cilat u karakterizuan nga shitblerja e votës. Dhe duke iu referuar sërish raportit të OSBE/ODIHR kemi pikërisht ata që shitën dhe blenë votën, të cilën përfundimisht e nxjerr sheshit dosja 339", tha Vasili.

Article Logic
Execution time: 0.0034401416778564