INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Partia Socialiste i përgjigjet Bashës: Mbylle çadrën për ca poste qeveritare

Partia Socialiste i përgjigjet Bashës: Mbylle çadrën për ca poste qeveritare

Publikuar më: 18:09 24-05-2017

Pas akuzave të bëra nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, nuk ka vonuar dhe përgjigja e Partisë Socialiste. Përmes një reagimi publik PS thotë se pasi mbylli çadrën për ca poste qeveritare, Basha tani po përpiqet t’i mbushë mendjen qyetetarëve se ka hallin e tyre.

DEKLARATE E PARTISE SOCIALISTE:

Pasi mbylli çadrën për ca poste qeveritare, Z. Basha po përpiqet tani të na mbushë mendjen se ka hallin e qytetarëve dhe problemeve të tyre. Ata që kundërshtuan dhe humbën me vetting-un, do të humbin gjithashtu në betejën për të fituar zemrat e shqiptarëve. Ata që luftuan për Vetting-un dhe fituan do të fitojne edhe betejën gjatë katër viteve të ardhshme për më shumë vende të reja dhe dinjitoze pune.

Article Logic
Execution time: 0.0039398670196533