INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Partitë politikë në Shqipëri sërisht dakord, ja për çfarë

Partitë politikë në Shqipëri sërisht dakord, ja për çfarë

Publikuar më: 15:42 22-07-2016


Duket se konsensusi i arritur për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, në kuadër të refomës në drejtësi, duket se ka shërbyer për një tjetër konsensus politik. Zyra e shtypit e Kuvendit ka njoftuar se krerët e grupeve kuvendore të partive politike në vend kanë rëndë dakord që seanca parlamentare e parashikuar për të enjtën e 28 Korrikut të afrohet për ditën e hënë. Sipas Kuvendit, 25 korriku do të jetë dita e fundit e punimeve për këtë sesion parlamentar, dhe do të miratohen të gjitha ligjet e mbetura pezull, për kalendarin e punimeve 3 javore.  
Afrimi i seancës parlamentare sjell dhe shtyrjen e diskutimit të paketës prej 7 ligjesh, që janë ligjet bazë dhe që e bëjnë të zbatueshëm projektin kushtetues, të votuar me unanimitet në parlament në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas burimeve, 7 ligjet e reformës në drejtësi mund të shtyhen për sesionin e ardhëm parlamenta që hapet në shtator.
Të 7 pr/ligjet kanë kaluar tashmë në komisionin e posaçëm parlamentar dhe pritet t’i përcillen për miratim Kuvendit.

Article Logic
Execution time: 0.003277063369751